Të nderuar studentë,

Ju njoftojmë se testi i gjuhës angleze për kandidatet e përzgjedhur për të marrë pjesë në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës 2015, do të mbahet ditën e martë, datë 26 Maj .
Kandidatët do të ndahen në dy grupe.
Grupi 1 (klikoni për të gjetur emrin tuaj) në orën 09:00
Grupi 2 (klikoni për të gjetur emrin tuaj) në orën 11:00
Lista e kandidatëve të përzgjedhur për të marrë pjesë në test gjendet gjithashtu në Fakultetin e Edukimit, kati 1.
Kandidatët duhet të kenë me vete një dokument identifikimi (pasaportë ose kartë ID).
Kandidatët që janë njoftuar të sjellin transkriptin e firmosur dhe vulosur nga fakulteti përkatës janë të lutur ti sjellin ato jo me larg se dita e hënë.

Në rast se nuk plotësoni dokumentacionin përkatës do të humbni të drejtën për të marrë pjesë në test.

Me respekt,
Zyra për UVNP 2015